Rama emëron gruan e besuar të Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit

Prapaskenat/ Rama emëron gruan e besuar të Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit

Njeriu i besuar i Vangjush Dakos do të drejtojë bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes së Zhyljen Varfaj, nga detyra e nënkryetarit.

Emirjana Sako, e cila ka mbuluar detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve në Bashkinë do të marrë postin e kryetarit.

Varfaj thuhet se është tërhequr për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Rama dhe Dako kanë bërë një lëvizje disa ditë më parë për të kapur me njeriun e tyre të besuar, Bashkinë e Durrësit.

Emirjana Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin.

Sako mësohet se do të kalojë në postin e Varfaj që do të operohet në Gjermani, ose do ti delegohet firma