Pas shortit, ja çfarë thotë trajneri i Greqisë për përballjen me Kosovën

Në Amsterdam është hedhur shorti për edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.

Fati i goglave ka vendosur që Kosova të jetë pjesë e "Grupit 3", ku do të përballet me Greqinë, Moldavinë dhe Slloveninë.

Pas shortit, trajneri i përfaqësueses helene, John van’t Schip, ka thënë se ndeshja kundër Kosovës nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, Kosova është një ekip i mirë”, ka deklaruar trajneri i Greqisë, van’t Schip.

“Ne jemi duke ndërtuar një skuadër të mirë, nuk do të ketë ndeshje të lehta në këtë fazë”, tha ai për mediat vendase.

Shqipëria ka “shmangur” një përballje të mundshme me Kosovën pasi kuqezinjtë janë pjesë e "Grupit 3" ku do të kenë kundërshtar Kazakistanin, Lituania, Bjellorusia.