79 të vdekur, mbi 2.200 të prekur/ Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali

Shifra alarmante raportohen nga Italia si pasojë e koronavirusit, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 2263, me një rritje me 428 persona në krahasim me të hënën dhe 79 të vdekur, 27 viktima më shumë se një ditë më parë.

Deri tani sipas komisionerit të shëndetit Angelo Borelli, janë shëruar 160 raste.

Gjithashtu sipas tij në Romë ka razultuar pozivit me koronavirus edhe një polic. Kjo javë do të jetë vendimtare për të kuptuar ecurinë e epidemisë.

Gjithashtu këshilltari Giulio Gallera ka thënë: Personat mbi 65 vjeç duhet të qëndrojnë në shtëpi për 3 javë’.

Një tjetër shqetësim është rapotruar nga OBSH: “Mungesa e pajisjeve mjekësore, një rrezik për Vendin”.