Meta publikon pamje të reja nga manifestimi i djeshëm dhe lëshon mesazhet e rradhës

Presidenti i republikës Ilir Meta publikon në Facebook-un e tij zyrtar pamje të reja nga tubimi i djeshëm në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

"Populli Kuqezi është zgjuar", shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.

"Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese. POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR!", shkruan presidenti në Facebook.