Kina po bashkëpunon me SHBA mbi kontrollin dhe parandalimin e koronavirusit

Të mërkurën, Ministri Kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe diskutoi mbi situatën e koronavirusit në Kinë me sekretarin e mbrojtjes amerikane Mark Esper, në një telefonatë mes tyre, tha ministria e mbrojtjes e Kinës.

Wei tha se tendenca pozitive po zgjerohej në situatën e koronavirusit të Kinës, sipas një deklarate të postuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në WeChat.

Ai gjithashtu tha që të dy ushtarakët duhet të zgjidhin dallimet e tyre përmes dialogut dhe konsultimeve, raporton Reuters.

Esper shprehu gatishmërinë e tij për të promovuar dialog dhe konsultë më të ngushtë midis dy ushtarakëve, si dhe forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fushat e kontrollit dhe parandalimit të epidemive.