Kosovë – Shqipëri në Ligën e Kombeve? Ja çfarë thotë Armand Duka për shortin

Sot në Amsterdam po hidhet shorti për edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka thënë se nuk do të dëshironte që Kombëtarja kuqezi të bjerë në të njëjtin grup me Kosovën.

Shefi i futbollit shqiptar nuk dëshiron që kjo të ndodhë, pasi parapëlqen kombëtare të tjera.

“Nuk e dua Kosovën në grup sepse nuk kemi shumë përvoja për t’i shkëmbyer”, tha Duka i pyetur nëse dëshiron që Kosova t’i bjerë Shqipërisë në grup.

Ai shtoi: “Shqiptarët mund të kenë dy herë emocione kur luan Shqipëria dhe Kosova”.

Kosova dhe Shqipëria do t’i mësojnë pas pak kundërshtarët e tyre pasi të dy përfaqësueset janë pjesë e Ligës C