VIDEO/ Financime për universitetet dhe lidhja me tregun e punës, ç'bisedoi Basha me studentët

Në kuadër të turit #Po të dëgjoj, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në ambjentet e jashtme të Korpusit të Universitetit të Tiranës.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, lideri i opozitës premtoi ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë, dhe u angazhua për lidhje me tregun e punës sapo të rinjtë të mbarojnë universitetin.

Ndërkohë pak minuta më pas, kreu i PD, përmes një postimi në Facebook, publikon disa prej pikave të programit të tij qeverisës për arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi.

"Me studentët duke folur për kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Ligji për arsimin e lartë, kushte më të mira jetese dhe studimi, financime për universitetet si dhe lidhja e shkollimit me tregun e punës ishin disa nga temat e bisedës plot me ide të reja për t'u përfshirë në programin tonë të ri për arsimin", shkruan Basha në mesazhin e tij në Facebook.