Koronavirusi/ Irani liron të burgosurit, SHBA ul normat e interesit

Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54 mijë të burgosur në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit në burgjet e tejmbushura. Një zëdhënës tha se nuk do të lirohen vetëm ata të burgosur që janë dënuar mbi 5 vite.

Ndërkohë në një tjetër lëvizje surprizë, banka qendrore amerikane uli normat e interesit. Ekspertët thonë se kjo është një përgjigje ndaj shqetësimeve për ndikimin negativ ekonomik të koronavirusit.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po mbarojnë pajisjet e tilla si maskat dhe syzet për punonjësit e shëndetësisë.

Kurse qeveria britanike ka përgatitur një plan masash për skenarin më të keq, i cili parashikon që shumica e njerëzve të preken nga koronavirusi.

Në Itali ka raportime se një fëmijë vetëm 1 vjeç është prekur nga sëmundja. Ai është shtruar në spital në gjendje të rëndë.