Intensifikohen luftimet në Idbil/ SHBA të gatshëm të ndihmojnë Turqinë me municione luftarake

Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm t'i japin municionet e NATO-s aleatëve të Turqisë së bashku me ndihmën humanitare në veri-perëndim të Sirisë, ku Ankaraja është në një situatë thellimi të krizës me Rusinë, tha të martën përfaqësuesi special i SHBA për rajonin.

Duke iu drejtuar reporterëve në provincën kufitare të Hatay të Turqisë, James Jeffrey tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që pajisjet e prodhuara nga SHBA të jenë gati për ushtrinë turke, raporton Reuters.

Ambasadori amerikan në Turqi, David Satterfield, tha në të njëjtën konferencë se Uashingtoni po shqyrton një kërkesë për mbrojtje ajrore.

Fjalët mbështetëse vijnë ndërsa luftimet intensifikohen përtej kufirit në rajonin Idlib të Sirisë, ku Turqia dhe rebelët aleatë po luftojnë me forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia.

Gati një milion njerëz janë shpërngulur atje gjatë muajve të fundit.

"Ne jemi të gatshëm të sigurojmë municion," tha Jeffrey, duke shtuar se homologët turq gjithashtu kishin "theksuar shumë" nevojën për ndihma humanitare.