Ramos pas ‘El Clasicos’: Barça ra në grackën e Realit, ja si e ndalëm Messin...

Sergio Ramos i është përgjigjur Piques për deklaratën e bërë dhe thotë se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për t’u hakmarrë ndaj kritikave që skuadra mori në javët e fundit.

Kapiteni i Realit gjithashtu ka zbuluar se tërheqja e skuadrës së tij në pjesën e parë ishte strategji e përgatitur përpara ndeshjes nga Zinedine Zidane.

Sipas Ramos, Barcelona ra në gracën e Realit.

“Ia lamë topin Barcelonës më shumë sesa duhet dhe vendosëm që të ishim pak më të tërhequr. Nuk e di nëse bëmë mirë apo keq, por ishte vendimi ynë. Ata kishin kontrollin e topit, por nuk krijuan raste. Në pjesën e dytë ndryshuam strategjinë dhe vendosëm që ta rrëmbenim topin në gjysmëfushën kundërshtare. Në këtë mënyrë krijuam raste dhe gjetëm golin. Ishte një grackë e përdorur përpara ndeshjes”, u shpreh ai.

 “Po. Morëm kreun. Pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit donim që të hakmerreshim dhe kjo ishte mënyra më e mirë. Fituam në shtëpi ndaj një skuadre të madhe si Barcelona. Është një mundësi unike dhe tani e kemi vetë fatin në dorë. Morëm 3 pikë shumë të rëndësishme, por kampionati është i gjatë. Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”.

Messi? “Duhet të jesh i përqendruar në maksimum te Messi. Të krijon rrezik konstant dhe duhet ta markosh. Ndoshta bëmë gjënë e mirë, sepse duke bllokuar Leo Messin, bllokuam të gjithë hapësirën për të tjerët”.