Frika nga koronavirusi/ Japonia do anulojë ceremoninë përkujtimore të tërmetit vdekjeprurës

Japonia do të anulojë një ceremoni për të shënuar përvjetorin e tërmetit vdekjeprurës të vitit 2011, që shkatërroi bregdetin e saj verilindor dhe shkaktoi katastrofën bërthamore të Fukushimas, si një masë paraprake kundër koronavirusit, raportojnë media japoneze.

Rreth 700 persona, përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ligjvënës, pritej të merrnin pjesë në ceremoninë më 11 mars në Tokio, raporton Reuters.

Administrata e kryeministrit Shinzo Abe do të marrë vendimin zyrtar për të ndaluar ngjarjen kur kabineti i tij të mblidhet të premten, thuhet në raporte.