Emergjencë shëndetësore publike/ Fëmijët po vdesin nga uria

Dikur një nga vendet më të pasura në botë dhe prej kohësh një furnizues i madh i mishit të viçit, Argjentina po përballet me një katastrofë humanitare ku fëmijët po vdesin nga uria.

Në provincën veriore të Argjentinës në Saltës, në një bashkësi të vogël indigjene të rrënuar nga varfëria ekstreme, tetë fëmijë vdiqën vetëm në janar nga kequshqyerja dhe mungesa e qasjes në ujë të pastër të pijshëm, thonë autoritetet shëndetësore, sipas Reuters.

Kjo situate tragjike ka prekur edhe vende të tjera dhe ka nxitur qeverinë kombëtare të njoftojë një plan për të luftuar urinë. 

Guvernatori i Saltës ka shpallur një emergjencë shëndetësore publike, duke u zotuar të punojë me qeverinë kombëtare për të siguruar ujë të pastër në provincë.

Javën e kaluar, fëmijët nga komuniteti Wichi, me një popullsi prej vetëm 1.200, luanin zbathur dhe të zhveshur në baltë, jashtë shtëpive të ndërtuara me dorë.

Në Tartagal, shtretërit spitalorë janë mbushur me fëmijë nga fiset Wichi që luftojnë kequshqyerjen dhe një mori çështjesh të tjera shëndetësore të lidhura me mungesën e ujit të pastër, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Ndonjëherë, fëmijët arrijnë shumë vonë për tu rikuperuar, sipas Juan Lopez, menaxher i spitalit në Tartagal.