PAMJE TË RËNDA/ Sulme ajrore mbi civilët, të paktën 12 viktima në Siri

Të paktën 12 civilë kanë mbetur të vrarë në Idlib të Sirisë pas sulmeve ushtarake të regjimit të Bashar Al Assad dhe forcave ruse.

Sulmi ajror ka ndodhur ditën e sotme në veri-perëndim të vendit, i cili vijon të jetë ende një zonë e ftohtë konflikti.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, publikuar nga Anadolu Agenccy, sulmi ka qenë i fuqishëm duke lënë pas jo vetëm viktima dhe të plagosur, por edhe dëme të shumta materiale.