", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/March/03/auto_auto_atm15824963631583250536.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Lajm i keq për Atleticon, ‘ylli’ i skuadrës dëmtohet para duelit në Champions

“Dhimbje koke” për Diego Simeonen.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa ka pësuar një tjetër dëmtim dhe pritet të munngojë në duelin “jetik” kundër Liverpoolit në Champions League.

Lojtari u rikthye, por duket se gjatë stërvitjes së sotme ka ndjerë shqetësime. Simeone mendoi se e kishte në dispozicion, por nuk ndodh kështu, pasi Costa po vuan sërish.

"El Chiringuito" bën me dije se lojtari spanjoll po stërvitet me dhimbje dhe do të mungojë më 11 mars në “Anfield” kundër Liverpoolit. Situatë që ka shqetësuar shumë trajnerin e tij, pasi nuk dihet nëse mund ta aktivizojë.  

Sulmuesi ka vuajtur shumë këtë sezon, pasi nuk po arrin të luajë rregullisht, duke qenë i dëmtuar.