Miratohet ligji! Ja çfarë rrezikoni nëse hyni në mënyrë të paligjshme në Greqi

Duke nisur nga dita e djeshme, Greqia ka nxjerrë një ligj, i cili dënon të gjithë emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj.

Sipas asaj që raporton gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, përveç gjobës prej 10 mijë euro ata rrezikojnë edhe një dënim prej kater vitesh burgim.

Ky ligj ka ardhur si shkak i një fluksi të madh reefugjatësh që tentojnë të futen në Greqi nga kufiri turk.

Por ky ligj nuk përjashton as shqiptarët që tentojnë të qendrojnë në mënyrë të paligjshëm në Greqi.

Sipas shifrave zyrtare, Athina zyrtare kthen çdo vit në Shqipëri rreth 10-12 mijë emigrantë të paligjshëm. /A.R, Syri.net