Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në shtetin e Nju Jorkut

Një burrë që jeton në një periferi të New York dhe punon në Manhattan, rezultoi pozitiv mbas testit të kryer për koronavirus, duke shënuar rastin e dytë të  konfirmuar në shtetin e Nju Jorkut, tha të martën guvernatori Andrew Cuomo.

Një burrë 50-vjeçar kishte një sëmundje të mëparshme të frymëmarrjes dhe është shtruar në spital, tha Cuomo në një konferencë shtypi, raporton Reuters.

Ai shtoi se pacienti nuk kishte udhëtuar në vendet që konsideroheshin epiqendra e shpërthimit, por kishte vizituar Miamin kohët e fundit.

Cuomo raportoi rastin e dytë pasi një shkollë ortodokse hebraike në New York City anuloi mësimin të marten, për të lejuar masa paraprake pasi një rast i dyshuar i koronavirusit u shfaq brenda komunitetit të tij.

Akademia SAR dhe Shkolla e Mesme SAR në pjesën Riverdale të rrethit të Bronxit, thanë se ishte në kontakt me Departamentin e Shëndetit të qytetit dhe duke ndjekur udhëzimet e tij.