Franca raporton vdekjen e katërt nga koronavirusi

Një person i katërt ka vdekur në Francë për shkak të koronavirusit, tha të martën Ministria e Shëndetësisë.

Ai nuk dha detaje mbi moshën ose kombësinë e personit, raporton Reuters.

Të hënën në mbrëmje, autoritetet shëndetësore franceze raportuan 191 raste të konfirmuara me koronavirus dhe thanë që tre persona kishin vdekur deri tani nga sëmundja, ndërkohë që sot u raportua edhe vdekja e katërt.