'36 tampone negative për koronavirusin nuk tregojnë asgjë!'

Nga Tritan Shehu.

36 tampone negative per koronavirusin prej nje laboratori nuk tregojne asgje! Qeveria fsheh paaftesine e saj, duke thene indirekt se ne Shqiperi nuk ka koronavirus, kjo me kujton sloganin e dikurshem “Jemi shkemb graniti”! Dhe duan te na bejne ta besojme kete per te fshehur kolapsin e sistemit shendetesor qofte per te identifikuar te prekurit, deficitet e medha ne burime financiare, njerezore, teknike e materiale, mos pregatitjen per te perballuar epidemi ndaj te cilave ne jemi te ekspozuar si dhe vendet e tjera, se paku fqinjet. Dhe me tej Task vazhdon te mburret: “Nuk kemi asnje person ne karantine”!!!

Qesharake, per te pasur te tille duhen se paku dy kushte: Te kesh karantinen dhe te mund te diagnostikosh!! Duhet te jemi te qarte, Check up shkaterroi kujdesin paresor dhe laboratoret e tij, deri ne funksionet baze, gje qe shprehet edhe me pa fuqine diagnostike.

PPP e laboratoreve ne spitale i kane “shkeputur” ata nga kerkesat komplekse duke thermuar spitalin, pra demtuar aktivitetin, autonomine e rolin e shtetit, vecanerisht per situata te tilla, me te cilat mjekesia eshte e mbushur. Per te mos folur per parandalimin, edukimin shendetesor, qe vazhdojne ne “gjume te thelle” e deri te terapite intensive bosh ne mjeke e mjete. Sa per ilustrim, aktualisht qarku i Gjirokastres eshte pa asnje anestezist-reanimator!

Ne keto kushte, duhet vetem te shpresojme….