E ëma pësoi goditje në tru, Ronaldo niset në Portugali për t’i qëndruar pranë

Një moment i vështirë është duke u kaluar në familjen e Cristiano Ronaldos, teksa nëna e tij është shtruar me urgjencë në spital, për shkak të një goditje në tru që ajo ka pësuar.

Pikërisht për këtë arsye, “A Bola” raporton se ylli portugez është nisur menjëherë drejt Madeiras, ku qëndron e shtruar nëna e tij.

Gjendja e nënës së Ronaldos, Dolores tashmë është e qëndrueshme dhe ajo është e vetëdijshme, por djali i saj dëshiron t’i qëndrojë pranë dhe menjëherë është nisur nga Torino në drejtim të Portugalisë.

Për këtë arsye, Ronaldo rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit të Juventusit ndaj Milanit në Kupën e Italisë, e cila është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme.