Vdekja e Kobe Bryant, në hetim 8 policë

Tetë policë të qarkut të Los Angeles do të përballen me një hetim disiplinor për shpërndarjen e fotove të frikshme të marra nga skena e rrëzimit të helikopterit në të cilin humbën jetën 9 persona midis tyre dhe basketbollisti i njohur Kobe Brayant dhe vajza e tij 13 vjeçare.

Sherifi i metropolit të Kalifornisë Alex Villanueva është shprehur se ndihet i shkatërruar  për shkeljen e intimitetit të viktimave dhe siguroi që agjentët me urdhër të tij i kanë fshirë të gjtiha imazhet nga telefonat e tyre.

Alex shpjegoi gjithashtu se në vendin e rrëzimit të avionit në malet e Calabasas ishin të autorizuar vetëm dy grupe njërëzish për të bërë foto1. stafi legal i zyrës mjekësore dhe 2. hetuesit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Por disa nga bashkëpunëtorët e tij i kanë shpërndarë brenda dhe jashtë departamentit.

Incidenti u raportua për herë të parë nga  ‘Los Angeles Time’ dhe avokatët e familjes së viktimave kanë kërkuar dëmin maksimal dhe hetim të brendshëm për 8 agjentët.