Reforma Zgjedhore, PS: Mos e shikoni 15 marsin sikur duhet ta kemi patjetër draftin!

"A do të ketë shtyrje të afatit apo do të arrini ta përfundoni Reformën Zgjedhore deri më 15 mars?!" Kjo pyetje ju bë sot nga gazetarët, Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, mbledhur sot .

“Ka shumë çështje akoma të pazgjidhura në tavolinë, por ç’ka është e rëndësishme, mos e shikoni 15 marsin si një datë kur ne duhet të kemi patjetër të gjithë draftin.

Mendoj që në 15 mars të kemi një dakortësi politike për të gjitha çështjet. Mund të marrë 2-3 javë apo qoftë dhe një muaj, procedura e zbardhjes së gjithë tekstit dhe aprovimi në Kuvend, por ky është një proces që do kohën e vet, por e rëndësishme është që në 15 mars të kemi dakortësi për çështjet. Do të ishte shumë mirë që në 15 mars t’i kemi të gjitha gatit, por nëse kemi dakortësi suksesi është i arritur.”