Diaspora në manifestim, Meta i shpreh mirënjohje të veçantë patriotit Harry Bajraktari

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur mirënjohjen e tij të veçantë, veprimtarit të mirënjohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, që mbështeti manifestimin e 2 marsit në Tiranë.

"Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar, " shkruan meta në Fb.

"Kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa."

Më herët,  Harry Bajraktari shkroi në Fb se manifestimi në Tiranë ishte tregues i demokracisë në veprim.