‘Hajduta’/ Florian Binaj tarifohet dy herë për parkimin e makinës, sms-ja qesharake që i dërgojnë

Parkimi në Tiranë mbetet një nga problemet më të mëdha të të gjithë qytetarëve, që nuk ka marrë zgjidhje as me sms-të për të zenë një vend në rrugët me pagesë.

Dhjetra qytetarë denoncojnë se janë tarifuar më shumë se koha e qendrimit të tyre, apo për një zonë më të shtrenjtë se ajo ku kanë parkuar makinën e tyre.

Pre e kësaj kokëçarje, dhe zhvatje ka rënë sot dhe aktori i humorit Florjan Binaj.

Ai e ka parkuar makinën në një zonë B, ku vlera e parkimit është 40 lekë, ndërkohë që është tarifuar me 100 lekë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo ajo që vjen më pas është edhe më qesharake.

Teksa ai i ka shkruar kompanisë teklefonike sqarimin dhe i ka quajtur ata ‘hajduta’ , programi e ka marrë automatikisht sms, dhe e ka tarifuar edhe me 100 lekë të tjera.

”Me të vjedh 2 herë që në pikë të mëngjesit…nuk e di dmth…Ti i shkruan hajduta, kjo të thotë: ju bletë biletë me targën HAJDUTA…”, shkruan Binaj në një postim në rrjetet sociale.