Mbape, në listën e Francës për Lojërat Olimpike

Kilian Mbape ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Tokio.

Sulmuesi kërkon pas Botërorit, të fitojë edhe medaljen olimpike, e cila është një arritje e veçantë.

21-vjeçari plotëson kriterin për lojtarët nën 23-vjeç që duhen grumbulluar për këtë event, ndërkohë që “gjelat” mund të përfshijnë edhe katër të tjerë që janë mbi këtë moshë.

Emri i Mbape është në listën paraprake prej 80 lojtarësh, një listë e cila më pas do reduktohet në 50 për të marrë më pas formën e saj finale me 22 futbollistë.

Megjithatë, pritet që emri i Mbape të mos lëvizë dhe ekipi i futbollit të Francës ta ketë si lider në Lojërat Olimpike.

Kështu, parashikohet një sezon i gjatë për sulmuesin, i cili do ketë në dispozicion një numër të limituar të ditëve të pushimit veror, duke qenë se në kalendar është edhe Europiani.