‘Erdogan po përdor njerëzit si ‘armë’ kundër BE’, thotë Kurz i Austrisë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e akuzoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan se po përdor emigrantët që janë mbledhur në kufirin grek si një “armë” kundër Bashkimit Evropian.

“Ky nxitim nuk është aksidental, është i organizuar”, u tha Kurz gazetarëve në Vjenë. “Këta njerëz janë përdor nga Erdogan si një top loje, si një armë, për të ushtruar presion mbi Bashkimin Evropian.”

BE duhet të qëndrojë e bashkuar në krah të Greqisë dhe të mbrojë kufijtë pos a dhe të sigurojë ndihmën humanitare, tha Kurz, sipas Bloomberg.

Kurz tha se “Erdogan e organizoi me vetëdije këtë aksion, autobusët janë siguruar, emigrantët janë informuar, ka një përpjekje të që qëllimshme për ta organizuar këtë sulm në Greqi.

Refugjatët në kufi nuk janë nga Idlib ose nga rajone të tjera të Sirisë, por kanë qenë në Turqi prej vitesh,” tha ai.