Bentley prezanton prodhimin e fundit/ Vetëm 12 njësi në shitje

Bentley ka shfaqur për publikun Mulliner Bacalar, makinën e fundit 2 milionë dollarëshe karbioletë me veshje të brendshme të bërë nga pemë që kanë rënë 5000 vjet më parë. Vetëm 12 makina të këtij lloji do të prodhohen, thotë Bentley.

Kompania kishte planifikuar ta shfaqte atë në Geneva Motor Show, e cila do të zhvillohej të enjte, por eventi u anullua për shkak të frikës nga koronavirusi. Bentley e publikoi atë online.

Bacalari është një lloj makine e quajtur Barchetta, e cila nuk ka çati. Nuk ka madje as një veshje sipër mbuluese.

Makina vihet në punë nga 650 kuaj-fuqi dhe ka një motor 12-cilindërsh.

Makina e ka marrë emrin nga një liqen në gadishullin meksikan Yucatan, i njohur për bukurinë e tij. Pavarësisht se makina ngjan me Bentley Continental GTC, përveç dorezave, asnjë pjesë e saj s’sështë si ajo.

Veshja e brendshme është bërë nga pemë që janë ruajtur në mënyrë natyrale për më shumë se 5000 vjet në liqene e lumenj. Kjo i ka dhënë drurit një ngjyrë të zezë karakteristike.

Të 12 makinat janë shitur paraprakisht.