Walter Zenga merr drejtimin e skuadrës së Serie A

Ndryshim në pankinë te Cagliari. Pasi ka shkarkuar trajnerin Rolando Maran, skuadra sarde ka zgjedhur edhe teknikun e ri, i cili do të jetë ish-portieri legjendar i Interit, Walter Zenga.

Cagliari ka arritur akordin me Zengën për një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Ky i fundit ka fituar balotazhin me një tjetër ish-interist, Andrea Stramaccionin, që ishte zgjedhja e parë e presidentit të skuadrës sarde, Giulini, i cili në fund ndryshoi mendje.