Boris Johnson publikon planin e vendosur nga 'Kobra', masa drastike kundër koronavirusit

Policia britanike mund të injorojë krimet e niveleve të uëlta, teksa skuadra policore do të dërgohen në rrugë si pjesë e planit dramatik të qeverisë në betejën kundër koronavirusit.

Pacinetët që nuk vuajnë nga sëmundja do të lirohen nga spitalet dhe qeveria do të marrë masa për të ndihmuar në rritjen e numrit të vdekjeve.

Ky skenar është publikuar në raportin e Boris Johnson me frikën se shpërthimi i koronavirusit është një shqetësim shumë real për Britaninë. Pritet që numri i rasteve të rritet dhe një skenar i mundshëm thotë se dhe 80% e popullsisë mund të preket. Kjo mund të ndodhë brenda pak javëve.

Plani i aksionit me 28 faqe i publikuar sot nga qeveria britanike u vendos në takimin e parë Kobra nga kryeministri Xhonson ditën e djeshme.

Matt Hancock tha mëngjesin e sotëm se qeveria po nxit legjislacionet e një vendi në gjendje emergjence dhe kjo do të hyjë në fuqi në javët në vazhdim.

Maratona e Londrës mund të anullohet si pjesë e planit, por jo të gjitha shkollat dhe eventet do të mbyllen.

Shumë masa të tjera drastike janë parashikuar në planin e vendosur pas takimit Kobra, të cilat do të hyjnë në fuqi, në rast të përkeqësimit të situatës.