Milan dhe Boban ndërpresin bashkëpunimin midis tyre, pritet dhe divorci me Maldinin

Milan dhe Zvonimir Boban kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin midis tyre.

Ivan Gazidis ka vendosur të përqendrohet te figura të tjera për të ardhmen e klubit të Milanit, vendimi do të komunikohet orët e ardhshme. Por kjo është thjesht një formalitet pasi marrëdhëniet janë ndërprerë, raportojnë mediat italiane.

Pas takimit me shefin ekzekutiv, Ivan Gazidhis, pritet të largohet edhe Paolo Maldini!

Mosmarrëveshjet rreth merkatos së verës dhe mënyrës së drejtimit të klubit legjendar sollën ndarjen e pashmangshme mes 3 eksponentëve të Milanit.

Në fakt, largimi i kroatit Boban ishte paralajmëruar prej ditësh, pasi shefi ekzekutiv i Milanit Ivan Gazidis mori mbështetjen e plotë të presidentit të klubit Elliot.