Koronavirusi: Bota po hyn në një ‘territor të panjohur’

Bota po hyn në një ‘territor të paeksploruar’ pas shpërthimit të koronavirusit, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mjekët nuk kanë parë kurrë më parë një patogjen të frymëmarrjes, në gjendje të transmetohet në komunitet, tha shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Vdekjet në nivel global i kanë kaluar 3 mijë. Shumica janë në Kinë, por ditën e fundit pati nëntë herë më shumë infeksione të reja jashtë Kinës, sesa brenda saj.

Sidoqoftë, doktor Tedros këmbëngul: ‘Ne mund ta zmbrapsim këtë virus’. Ai tha se kjo sëmundje mund të luftohet nëse vendet veprojnë shpejt dhe në mënyrë efektive- duke e nisur me masat e kontrollit. “Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të veprojmë tani,” tha ai.

Një nga vendet më të prekura jashtë Kinës- Italia, shënoi të hënën një rritje të vdekjeve nga 34 në 52.