Buffon nuk mendon largimin, diskuton të ardhmen me Juventusin

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës në futboll.

Veterani i portës u rikthye vitin e kaluar në Torino pasi e kaloi një sezon në Paris Saint-Germain.

Por, 42 vjeçari tashmë është në diskutime me drejtuesit e Juves për të ardhmen e tij.

“Ne nuk kemi vendosur ende. Do ta marrim një vendim. Buffon duket në gjendje të mirë, por nuk kemi biseduar ende për kontratën”, deklaroi për “Tuttomercatoweb”, menaxheri i Buffonit, Silvano Martina.

Ish-përfaqësuesi italian synon ta fitojë trofeun e Champ[ions Leagues me “Bianconeri”, para se të largohet nga Torino.