Rëndohet bilanci, dy të vrarë në Durrës

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në mbrëmje në lagjen nr. 14 në Durrës në zonën e Shkozetit.

Sipas raportimeve më të fundit nga terreni, ka shkuar në 2 numri i të vrarëve.

Përplasja ka ndodhur pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, në rrethana ende të pasqaruara nga policia.