Një i vrarë, një i plagosur, tronditet qyteti i Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në mbrëmje.

Deri më tani raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit.

Konflikti me armë ka ndodhur midis disa personave, çka e ka thelluar bilancin tragjik.