Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshimet

Një shtetas 32 vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shamoll në Korçë.

Dyshohet që personi është vetëvarur në banesë dhe ështe gjetur nga familjarët.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku po kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar viktimën drejt aktit fatal, ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.