Kim: Mbështesim çdo manifestim paqësor, por nuk kemi lidhje specifike

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagoi pasi në protestën e thirrur nga presidenti, u shfaqën flamujt amerikanë.

Në një postim të shkurtër, ajo thotë se nuk kanë lidhje me manifestimin.

“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruana ambasadorja e SHBA-ve.