Disiplina merr vendimet, e pësojnë tre klube të Superiores

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, u mblodh ditën e sotme ku publikoi edhe vendimet në lidhje me parregullsitë në futbollin vendas, gjatë javës që lamë pas.

Kështu, Disiplina gjobiti  klubet e Kategorisë Superiore Tiranën, Partizanin dhe Teutën për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve të tyre në javën e 24-rt.

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.