Shpërndahet paqësisht protesta, Meta: Dhuroni mimozat

Presidenti Ilir Meta pas fjalës së tij ka ftuar qytetarët që të kthehën paqësisht drejt familjeve të tyre.

Në mënyrë simbolike Meta kërkoi nga protestuesit që t’ia dhuronin lulet e mimozave efektivëve të policisë që ishin në gatishmëri për ruajtjen e institucioneve shtetërore, si godinën e Kryeministrisë dhe godinën e Kryesisë së Kuvendit.

Manifestimi i thirrur nga Presidenti nuk është shoqëruar me incidente, por ky tubim ka vijuar paqësisht.

Presidenti Ilir Meta firmosi përpara popullit dekretin kundër betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek noteri, duke theksuar se nëse ky dekret nuk merret parasysh do të firmosë shpërndarjen e Parlamentit.