Lule të vetmuara/ Babai i Defnes bën aksident dhe humb jetën, ja ç’do ndodhë nesër

Feride vendos të japë dorëheqjen pasi e rëndon ndjenja e fajit. Ajo largohet mes lotësh nga jetimorja. Tefik shkon në jetimore për t’i treguar Xhemres të vërtetën. Xhemre largohet me motorr me Gokhanin.

Tefik i ndjek nga pas por rrugës pëson aksident. Ejlyl detyrohet t’i kërkojë të falur Kemalit. Ky i fundit e inatos Ejlylin me veprimet e tij. Ejlyl betohet që do e marrë edhe Byshrën pranë vetes. Vajzat në jetimore mësojnë se Feride ka dhënë dorëheqjen.

Defne shkatërrohet kur mëson që i ati ka bërë aksident. Xhemre i qëndron pranë. Tefik nuk i përballon dot plagët e marra nga aksidenti dhe ndërron jetë. Nazan humb ndjenjat. Ejlyl i qëndron pranë Serkanit në këtë moment të vështirë.

Vajzat e jetimores i luten Ferides të kthehet në jetimore por ajo e ka vendosur. Toprak kupton se Feride nuk ka aspak faj dhe vendos të zbulojë të vërtetën. Nazan ia lë fajin Xhemres për vdekjen e Tefikut. Defne mëson se familja e saj ka vjedhur paratë e Xhemres./revistawho