Lampard fton talentin shqiptar për duelin ndaj Liverpoolit

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Armando Broja po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Chelseas.

Armando Broja është stërvitur me ekipin e parë londinez në prag të supersfidës së nesërme me Liverpoolin për raundin e 1/16-ave të FA Cup.

Mediat angleze raportojnë se lampard ka ftuar 18-vjeçarin shqiptar së bashku me futbollistin tjetër të akademisë së Chelseas, Tino Anxhorin.

Megjithatë, duke patur parasysh superioritetin e kampionëve të Europës kundrejt “Bluve” shanset që Broja të marrë minuta loje ditën e nesërme janë të pakta pasi të dy futbollistët pritet të aktivizohen sot në sfidën e Premier Ligë 2 kundër Everton U23.