Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Teutës

Ditën e mërkurë në “Selman Stermasi” në orën 17:00, klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Teutës, e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Kjo është një sfidë e rëndësishme për “të kuqtë” prandaj atë kërkojnë mbështetjen e tifozëve të tyre. Në pritje të ditës së ndeshjes, klubi i Partizanit së fundmi ka zbuluar dhe çmimet e biletave për të gjitha sektorët.

Çmimet e biletave variojnë nga 300 lek të reja deri në 1000 lek të reja.