'Ta dëgjojnë mirë puçistat'/ Meta: Populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve

Në fjalën e tij para mijëra qytetarëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe popullit të shqiponjave.

Ai iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.

“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum më 22 nëntor ‘98 thotë sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.

Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve”, u shpreh ndër të tjera Ilir Meta.