FOTO/ 'Ëndrrat mbeten të njëjta'/ Malltezi me bashkëshorten në bulevard

Manifestimit që po mbahet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" i është bashkuar edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi së bashku me bashkëshorten e tij, Argita Berisha.

Teksa poston një foto në profilin e tij në Facebook, Malltezi bën edhe një paralelizëm me protestën studentore të vitit '90.

”Ëndrrat mbeten të njëjta, E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan mbi foto Malltezi.