Diplomati Nesho-ndërkombëtarëve: Kush e destabilizoi Shipërinë?

Diplomati Agim Nesho në fjalën e tij në manifestimin e thirrur nga Presidenti, iu drejtua popullit me fjalët se duhet ta mbrojë demokracinë kundër një tiranie që u ka trokitur në derë dhe po i grabit nga dita në ditë

‘Të dashur qyterarë të bashkuar të gjithë për një qëllim të në mbrojte të Kushtetutës. Të kesh demokracinë është zgjedhje, ta mbrosh demokracinë është detyra jonë sepse të gjithë duam një Shqipëri demokratike, më të drejta tona të respektueshme, që fëmijët tanë të jenë krenarë, të vijnë të punojnë të lirë në vendin tonë.

Sot Shqipëria është më e plakur se kurrë, kriza ekonomike, thellohet, jetojmë midis autokracisë së pushtetit, arrogancë, lidhje të krimit me politiknë, largimit masiv të të rinjve të vendit, në një vend të kur një klikë ka kapur pushtetetin, dhe që të gjitha të drejtat janë tretur në populizëm dhe arrogancë ku transparanca dhe trishtimi të mbyt.

Kemi pritur dhe besojmë që opozita e bashkuar do të bëjë ndryshimin, dhe opozita ka bërë të pamundurën për të demaskuar një regjim autokratik, por qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës.

Kemi refuzuar zgjedhjet e 30 qershorit në pritje të një Shqipëri tjetëe. Sot kemi një vend në gjendje kritike të kapejs së Kushtetues, aktit madhor.

Kjo është vija e kuqe për të ruajtur demokracinë tonë.

Kemi menduar në të shkuarën se lufta për pushtet është për interesa, por e sotmja është një gjë tjetër.

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit të popullit. Dhe ne kërkojmë këtu disa përgjigjë për disa pyetje.

Pse keni frikë të nderuar qeveritarë për zgjedhje të reja?

Pse keni frikë të bashkoheni me ne dhe të dënoni krimen elektorale?

Kam edhe një pyetje për ndërkombëtarët.

Kush e  destabilizon Shqipërine,  ne që duam funksionimin e shtetit ligjor, ata që duan një Shqipëri pa drogë dhe krim, apo një pakicë në pushtet që ka ndërtuar një platformë të ndyrë dhe nuk premton asgjë për të ardhmen.

Revolucioni demokratik i vitit 90 na dha një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, por po citoj një nga baballarët e kombit amerikan. Mbroni vendin tuaj nga tirania e maxhorancës’