ZYRTARE/ Daniel Sturrige pezullohet për 4 muaj nga fushat e lojës

Disa orë më parë, mësuam se sulmuesi anglez Daniel Sturridge po largohej nga Trabzonspor, me një përfundim miqësor. Dhe tashmë kemi mësuar dhe arsyen e këtij largimi.

30 vjeçari është pezulluar nga të gjitha veprimtaritë e futbollit deri në qershor dhe është gjobitur me 170,000 euro, si pasojë e thyerjes së rregullave të FA, për lojërat e fatit.

Anglezi ka luajtur baste sportive, dhe si pasojë, ka pranuar dënimin që ia pamundëson paraqitjen në fushat e blerta deri në qershor të viti 2020.