‘Ronaldo ndien dëshirën për t’u kthyer te Reali…’, deklarata ‘bombë’ nga miku i CR7-ës!

Cristiano Ronaldo ngjalli shumë spekulime me praninë e tij në “Santiago Bernabeu”.

Portugezi fluturoi drejt Madridit me avionin e tij privat për të qenë spektatori “VIP” në “El Clasicon” përballë Real Madridit dhe Barcelonës.

Portugezi nuk u përmbajt nga gëzimi kur Vinicius, që konsiderohet trashëgimtari i tij në “Bernabeu”, realizoi golin e parë, duke festuar pikërisht si ai "Siuuuuuuuuuuu".

Por “bombën” vërtetë e lëshoi një mik shumë i ngushtë i fenomenit portugez, gazetari spanjoll, Edu Aguirre: “Ajo që ndjeu nga njerëzit ishte e pabesueshme. Mbështetja një orë para se të niste takimi, kur e morën vesh se do të ishte i pranishëm, ishte e çmendur. Për momentin, El Clasico kishte kaluar në plan të dytë nga rikthimi i Ronaldos në “Bernabeu”. Ai është madrilen dhe, me siguri, e ka ndier dëshirën për t’u kthyer te Reali, teksa pa “Los Blancos” që mposhtnin Barcelonën. Është i përqendruar tek Juventusit, do të jepte jetën për të fituar Championsin, askush nuk zhvendos nga aty, por të ardhmen askush nuk e di…”.

19-vjeçari brazilian, Vinicius postoi pas El Clasicos një foto të CR7 duke festuar, të cilën e shoqëroi me mesazhin: Idhulli ynë Cristiano.

 “Cristiano erdhi në dhomën e zhveshjes, në pushimin mes pjesëve, për të na dhënë një mbështetje morale. Ky është motivi pse festova si ai. Cristiano është fitimtar brenda dhe jashtë fushës së blertë,” – deklaroi Vinicius për mikrofonat e Complesports.