VIDEO/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zbarkon në bulevard

Tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta i është bashkuar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Të shumtë në numër ata kanë nisur marshimin nga Teatri Kombëtar, ndërsa i janë drejtuar selisë së presidencës.

Me parullën "Mbro Teatrin", artistët dhe aktivistët kanë shprehur edhe më herët mbështetjen ndaj kauzës së presidentit Ilir Meta.