Jonida Vokshi zbulon barkun e rrumbullakosur, por mos pa dashje zbuloi dhe gjininë e bebit

Aktorja e njohur dhe moderatorja Jonida Vokshi ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe lajmëron fansat se është në javën e 25 të shtatzanisë.

Ajo duket në formë shumë të mirë fizike, ku ende nuk duken kilogramët e tepërta që nis të marrë një femër në pritje të ëmbël.

Në postimin e fundit, Jonida shihet e veshur me bikini dhe shkruan se ndodhet me pushime:

“Ne të dy relaks, babi me mision na bën foto”.

Teksa togfjalëshi ‘ne të dy’ mbase është për të zbuluar gjininë e foshnjës që pret, ndoshta djalë?!