Tubimi i sotëm, ambasadorja e Francës: Presidenti dhe qeveria të mbajnë përgjegjësitë e veta

Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasak ka komentuar tubimin e sotëm të presidentit Ilir Meta.

Në ceremoninë e hapjes së muajit të frankofonisë, Vasak u shpreh se si Presidenti edhe qeveria duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta.

 "Jemi në muajin e frankofonisë, nuk duam t'i përziejmë dy gjërat. Ne e dimë se sot presidenti ka thirrur një protestë, dimë që presidenti ka përgjegjësitë dhe duhet tu dali përballë përgjegjësisë se tij, ashtu sikur qeveria duhet te mbajë përgjegjësitë e saj", u shpreh diplomatja franceze.