Makron anulon takimet për t’u përqëndruar tek koronavirusi

Presidenti francez Emmanuel Macron anuloi dy  takime të planifikuara për këtë javë me qëllim që të përqëndrohej në përgjigjen që Franca duhet t’i jepte krizës së koronavirusit, njoftoi zyra e tij të hënën sipas Reuters.

Një vizitë në jugperëndim të Francës u shty ndërsa pjesëmarrja e tij në darkën vjetore të grupit hebre CRIF të martën u anulua.

“Kjo nuk do të thotë se Presidenti po vetizolohet, por se ai po sigurohet që të jetë i disponueshëm për të menaxhuar situatën”, thanë burimet zyrtare.