Plani që ka PSG-ja për Mauro Icardin

PSG-ja edhe pse duket se është ftohur së fundmi me Mauro Icardin, gjithsesi duket se do ta blejë përfundimisht argjentinasin nga Interi për 70 milionë euro.

Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo, kërkon që ta blejë “Mauriton” për ta përdorur më pas si mall shkëmbimi për të arritur tek objektiva të mundshëm.

Madje, media franceze nënvizon se Icardin janë gati që t’ia shesin edhe Juventusit, për të arritur te objektivi Mattia De Sciglio.

Ideja e Leonardos është ajo që të bëjë të vetin mbrojtësin anësor bardhezi, por për Icardin kërkon edhe një shifër prej të paktën 50 milionë eurosh.